VIDEO/ Asist dhe gol në Hollandë, Broja protagonsit te Vitesse

VIDEO/ Asist dhe gol në Hollandë, Broja protagonsit te Vitesse

08:59, 28/02/2021

Armando Broja vazhdon të zhvillojë performanca të shkëlqyera në Hollandë me fanellën e Vitteses.

Sulmuesi 19 vjeçar , ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Venlo-s.

Djaloshi nga Malësia e Madhe dhuroi asist golin e parë të shënuar nga Openda në minutën e tretë të ndeshjes.

Më pas, Broja shënoi në minutën e 82-të, kur pas një kombinimi të bukur, u shfaq para portës dhe dërgoi sferën në rrjetë për golin që vulosi suksesin 4-1, para se të zëvendësohej nga trajneri i skuadrës së tij

Për Brojën ky ishte goli i 9 në kampionat, të cilëve u shtohen edhe 2 asiste, duke e bërë një nga elementët më të rëndësishëm të ofensivës së Viteses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco