Vazhdon drama te Liverpool, ylli i skuadrës operohet dhe humb duelin me Shqipërinë

Vazhdon drama te Liverpool, ylli i skuadrës operohet dhe humb duelin me Shqipërinë

21:20, 27/02/2021

Oshilacione të mëdha në Premier League këtë sezon dhe shumë dëmtime. Liverpool po kalon një moment të vështirë, fortesa “Anfield” ka rënë, gjashtë ndeshja pa fitore në fushën e tyre dhe katër humbje radhazi, teksa Jurgen Klopp ka humbur edhe shërbimet e kapitenit Jordan Henderson.

Klubi nga Merseyside e ka konfirmuar se kapiteni i “The Reds” nuk do të mund të rikthehet deri në muajin prill. Krerët e klubit nuk kanë përcaktuar një datë të përafërt në lidhje me rikthimin e tij, por BBC Sport shkruan se Jordan Henderson mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë nga 8 deri në 10 javë.

Mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje dhe do të mungojë për ndeshjet kualifikuese të Anglisë kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë në muajin mars.Ai do t’u bashkohet në këtë mënyrë emrave të tillë si Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe Fabinho që po vuajnë nga dëmtimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco