Shpëtim Duro: Goli që pësuam nga Partizani ishte çështje fati

Shpëtim Duro: Goli që pësuam nga Partizani ishte çështje fati

19:42, 27/02/2021
Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u prononcua për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”. Tekniku kryeqytetas u shpreh se kërkoi që skuadra e tij ta zgjidhte ndeshjen që në pjesën e parë. Për sa i përket luftës për titullin kampion, ai nuk sheh favoritë duke besuar se gara do të jetë e fortë deri në fund. 

Duro tregoi dhe arsyen se përse kishte zgjedhur të vishte bluzë të kuqe duke dashur të tregojë admirimin dhe lidhjen e fortë me Partizanin.

Analiza e ndeshjes – Janë gjëra naormale. E nisëm mirë me presion lart 20-25 minutat e para. Duhej të shënonim. Partizani donte të na kapte në befasi me kapje topi dhe kundërsulme. Ishte çështje fati që pësuam gol.

Bilanc pozitiv ndaj Partizanit dhe Tiranës –  Nuk di të jap konkluzione. Kam qenë trajner me Flamurtarin, Kukësin dhe Laçin. Kam bilanc pozitiv, pothuajse fitore dhe veç një barazim. Është shumë pozitive.

Laçi – E kuptoj, e kam thënë se kam ekip perfekt. Nuk ishte ky mendim para se të vija unë. Janë futur shumë futbollistë. Shehu s’ka luajtur aty para mbrojtjes. Ka ardhur Mazrekaj, që luan për herë të parë si sulmues i dytë. Është kthyer lojtari më i mirë i kampionatit. Kur erdha unë Harmoni s’kishte luajtur shumë. Pra, të futësh në eficentë 4-5 lojtarë, skuadra përmirësohet.

Skema 4-4-2 – Skema e preferuar e Laçit  është 3-5-2. Kur duam të rrisim presionin ndaj kundërshtarëve, e kam kthyer skemën me 4 për t’i dhënë Markut që të mos merrej me veprimet mbrojtëse, Shehu të vepronte si sulmues dytë pas Harmonit dhe Xhixha të dilte në krah. Në pjesën e dytë kërkova më shumë të sulmonim portën kundërshtare.

Laçi apo Partizani, favorit për titullin, nervozizmi në fund të ndeshjen – E kisha me futbollistin tim që la Bardhin të penetronte 30 metra. Shanset? Po një pikë jemi. Të katërtën e kemi në Laç ndeshjen me Partizanin. Janë shumë rivalë. Do të jetë luftë e ashpër deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco