Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shehi: Morëm 3 pikë të rëndësishme, Seferi ishte më i miri në fushë

Shehi: Morëm 3 pikë të rëndësishme, Seferi ishte më i miri në fushë

15:53, 27/02/2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur shumë i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjes, Shehi për “Gol pas Goli” tha se skuadra tregoi atë që ai donte.

“Është e vërtetë, janë 3 pikë shumë të rëndësishme. Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra u paraqit shumë mirë. I thashë lojtarëve të tregojnë se kush janë, pasi kanë kualitete. Unë mendoj se e kemi interpretuar mirë dhe e merituam fitoren. Kemi pasur një javë shumë të vështirë, për shkak të mungesave. U largua Muçi, Danso jashtë, kundërshtari përballë shumë i fortë. Mendoj se kjo fitore merr shumë vlera.

Unë mendoj që edhe ndeshja me Kukësin ishte e mirë. U shfaqëm 3-4 herë te porta e Kukësit. Vinim pas humbjes me Teutën, ku asnjë nga lojtarët nuk ishim vetvetja dhe nuk bëmë analizë. E falënderoj Vangjelin që pranoi të luante. Unë mendoj që deri diku skuadra u paraqit ashtu siç e përgatitem ndeshjen. Gjithsesi gjithçka varet nga lojtarët që kemi.

Skema? Nëse shkon mirë, mund të luajmë edhe ndeshjet e tjera si sot. Kjo ndoshta i jep më shumë mundësi Seferit, i cili shfrytëzon hapësirat. Pavarësisht se humbi raste, për mua ishte lojtari më i mirë.

Gara është shumë e fortë, pasi kundërshtarët janë solidë. Por ka shumë pikë dhe ne do bëjmë maksimumin, për të marrë më të mirën. Do dalim nga loja me mendimin se dhanë gjithçka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco