Tirana gjunjëzon Vllazninë në 'Loro Boriçi', shkodranët humbin pikë të çmuara për titullin

Tirana gjunjëzon Vllazninë në 'Loro Boriçi', shkodranët humbin pikë të çmuara për titullin

15:05, 27/02/2021

Tirana ka dalë triumfues nga klasikja e Shqipërisë ndaj Vllaznisë. Bardheblutë fituan me përmbysje 2-1 ndaj skuadrës shkodrane, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht ishte Dilaver që kaloi në epërsi vendasit, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 4-t. Por, bardheblutë u kundërpërgjigjën pas dy minutave, duke barazuar rezultatin, falë supergolit të Idi Bathës nga goditja e dënimit.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi sërish me gol. Në minutën 51’ ishte i sapo futuri në fushën e lojës, Elton Kale ai cili kaloi në avantazh bardheblutë pas asistit fantastik të Seferit.

Një asist ky edhe për Partizanin dhe Laçin që janë ndjekësit e Vllaznisë. Për sa i përket skuadrës së Brdariç, pas kësaj humbjeje, shkodranët janë zhytur në krizë të thellë rezultatesh.

 

Bylisi ka fituar “finalen” e mbijetesës ndaj Skënderbeut, me rezultatin 1-0.

Goli i Antoni Beji në minutën e 55’ me penallti i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme ballshiotëve, të cilët tani shkëputen nga fundi i tabelës.

Me këtë fitore, Bylisi kështu shkëputet nga fundi, duke shkuar në kuotën e 18 pikë, 4 pikë më shumë se Apolonia e vendit të 9-të, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 13 pikë.

Ndwrsa, ndeshja mes Kastriotit dhe Apolonisw u mbyll nw barazim pa gola 0-0.

 Një rezultat ky që i shkon për shtat fierakëve, të cilët në pjesën e dytë iu afruan edhe golit të avantazhit me anë të Krasniqit, por tentativa e tij u ndal në shtyllën e djathtë pingule.

Me barazimin e sotëm, Kastrioti u ngjit në kuotën e  25 pikëve, duke u konsoliduar në vendin e 7-të, ndërkohë Aponia shkon në kuotën e 14 pikëve, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco