Çfarë qëndron pas fotos së Icardit, që alarmoi rrjetet sociale

Çfarë qëndron pas fotos së Icardit, që alarmoi rrjetet sociale

12:15, 27/02/2021

Është zyrtarisht i padisponueshëm për udhëtimin me PSG në Dijon, i planifikuar për sot , mbasdite.

Maurio Icardi shqetësoi dje rrjetet sociale me foton e publikuar.

Sulmuesi shihet me një pajisje terapie oksigjeni.

Por sot mediat italiane mes hipotezave të shqyrtuara kanë shkuar se sulmuesi i PSG-së kishte nevojë për ndihmë të frymarrjes për shkak të dhimbjeve të rënda të shkaktuara nga gastroenteriti (një inflamacion i zorrës i cili shkakton diarre, dhimbje barku, ndjesi të vjelle (nauze), humbje oreksi dhe shqetësime të tjera digjestive).

Por duke gërmuar më thellë del një tjetër e vërtetë.

ImageIshte 21 gushti i viti të kaluar dhe PSG po përgatitej të luante finalen e Champion League ku humbi me Bayern Mynih dhe një rast i ngajshëm pa si protagonist Neymarin: një foto në Instagram në atë që duket si shtrat spitali dhe mbante një maskë te terapisë me oksigjen.

Një metodë origjinale për tu rikuperuar nga lodhja e akumuluar sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndoshta të njejtën metodë ka përdorur dhe Icardi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco