I skadon kontrata në fund të sezonit, futbollisti i Shqipërisë në 'radarët' e PSG-së

I skadon kontrata në fund të sezonit, futbollisti i Shqipërisë në 'radarët' e PSG-së

11:18, 27/02/2021

E sigurt është që Elseid Hysaj do largohet nga Napoli në fund të sezonit. Një gjë të tillë e konfirmoi agjenti i lojtarit shqiptar disa ditë më parë.

Mbrojtësi shkodran i skadon kontrata me klubin italian në qershor dhe ai pritet të vazhdojë karrirën në një skuadër tjetër.

Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja. Sipas asaj që raporton “ESPN”, klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bajernit, Xhorxhino Vajnaldum të Liverpulit, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco