Superiore/ E shtunë e mbushur me emocione, spikasin duelet Vllaznia - Tirana dhe Partizani - Laçi

Superiore/ E shtunë e mbushur me emocione, spikasin duelet Vllaznia - Tirana dhe Partizani - Laçi

09:25, 27/02/2021

Kategoria Superiore zbret sot në fushë për ndeshjet e javës së 21-të.

Pas duelit mes Teutës dhe Kukësit (2-2), katër sfidat e tjera do të luhen këtë të shtunë, të ndara në dy orare.

Në orën 13:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet supersfida mes Vllaznisë dhe Tiranës. Pritet të jetë një takim mjaft i luftuar, duke parë që të dyja skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në kampionat.Si Vllaznisë, ashtu edhe Tiranës, fitorja do t’i shërbente për të ngritur moralin.

Bylis pret Skënderbeun në Adush Muça. Në Ballsh është një sfidë rivalësh për të shmangur rënien  nga kategoria. Sigurisht që faktori fushë favorizon ekipin e drejtuar nga Dovedan, që me një fitore të mundshëm do të shkonte +5 nga korçarët, që nën drejtimin e Memellit kanë dhënë sinjale ringritjeje

Në të njëjtin orar, Kastrioti i mesit të artë kërkon maksimumin e pikëve ndaj një Apolonie që i kanë munguar rezultatet por jo dëshira për të bërë mirë në Superiore. Një ndeshje e hapur, që gjithsesi favorizon krutanët, të cilët kanë edhe qetësinë e renditjen.

Java e mbyllet me  supersfidën Partizani-Laçi, që do të luhet në orën 16:00, në “Elbasan Arena”. Dy pretendentë për titull, që do të përplasin brirët edhe në Kupën e Shqipërisë. Në dy takimet e para kurbinasit kanë bilanc pozitiv, pasi kanë barazuar në fushën e Partizanit pa gola dhe kanë fituar 3-2 në Laç, po gjërat kanë ndryshuar shumë, pasi të kuqtë kanë bërë merkato shumë cilësore dhe kanë një nga organikat më të pasura të Superiores. Të dyja skuadrat do të kenë mungesa të shumta, por në këtë kontekts Partizani duket më i favorizuar falë stolit më të pasur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco