Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Përplasja me makinë e Tiger Woods, kampioni i golfit 'në humor të mirë' në spital

Përplasja me makinë e Tiger Woods, kampioni i golfit 'në humor të mirë' në spital

07:25, 27/02/2021

Kampioni i golfit Tiger Woods është "në humor të mirë" pasi u transferua në një spital të ri në Los Anxhelos për trajtim nga dëmtimet e pësuara në një aksident automobilistik.

Një deklaratë në llogarinë e kampionit të golfit në Twitter thoshte se ai kishte marrë kura të suksesshme në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Woods pësoi një frakturë në këmbë dhe iu copëtua kyçi i këmbës në aksidentin e së martës.

Policia thotë se ai nuk do të përballet me akuza penale për përplasjen ku qe përfshirë vetëm makina e tij.

Në mesazhin në Twiiter të premtes, thuhej se  lojtari i golfit dhe familja e tij donin të falënderonin dashamirët "për mbështetjen dhe mesazhet e mrekullueshme që kanë marrë gjatë ditëve të fundit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco