Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pirlo jep lajmin e mirë: Dybala nuk ka nevojë për operacion

Pirlo jep lajmin e mirë: Dybala nuk ka nevojë për operacion

20:08, 26/02/2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, konfirmoi se Paulo Dybala nuk ka nevojë për operacion.

Sulmuesi i bardhezinjve udhëtoi drejt Barcelonës për një konsultë me kirurgun Ramon Cugat dhe u arrit në përfundimin që lojtari do të rikthehet në formë të mirë fizike vetëm me anë të stërvistjes.

“Për Paulon, ne vlerësojmë zgjidhjen më të mirë. Duam që ai të jetë në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Dybala nuk është në rrezik për operacion. Ai kishte një konsultë me mjekun dhe tani do të shohim se cili do të jetë trajtimi më i mirë.

“Për fat të keq koha e rikuperimit të Dybala është zgjatur dhe ne nuk kemi qenë në gjendje ta kthenim më parë”, tha Pirlo në konferencë për media përpara ndeshjes kundër Veronas në Serie A.

Dybala nuk ka luajtur që nga fitorja 3-1 e Juventusit ndaj Sassuolo më 10 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco