Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

'E pafalshme si na shënoi Bregu', Josa kritika Kukësit: Ekipi të sulmojë me logjikë!

'E pafalshme si na shënoi Bregu', Josa kritika Kukësit: Ekipi të sulmojë me logjikë!

18:29, 26/02/2021
Trajneri i Kukësit Mirel Josa u shfaq i pakënaqur me skuadrën e tij pas barazimit 2-2 me Teutën në Durrës. Tekniku kryeqytetas u shpreh për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport” se ekipi i tij duhet të dijë të sulmojë me logjikë, ndërsa pati kritika dhe për sulmuesin e tij, Patrik Eze.

Analiza e ndeshjes me Teutën – "Teuta për pjesën e parë iu përshtat më mirë terrenit duke dalëq më mirë në lojën ofensive. Bëri presion duke mos na lejuar kontrollonim topin poshtë, ne kishim për detyrë të kapnim topat poshtë dhe të dilnim në kundërsume. U shënua goli me penallti, ndërsa pjesën e dytë ndryshuam lojën komplet. Më vjen keq që goli i dytë erdhi nga naiviteti. Nuk ka mundësi të mbetet Gruda i vetëm sapo rinisi loja nga një pasim 40-50 metra dhe të mos fitosh faull dot faull në dyluftim.

Ndryshuam lojë që nga 10 mintuat e para të pjesës së dytë duke futur sulmues. Nëse do të ishim më bashkëpunues, në rastin e Ibraimit mund ta fitonim takimin, por dhe ta humbisnim. Ishte një barazim i merituar. Nuk kishim ardhur barazimi. Në këto pozita nuk i bëri mirë askujt. Skuadra duhet ta kuptojë që dhe sulmet që duhet të bëjë në moment të vështira ,t’i bëjë me logjikë.Ky është problem më i madh.

E thashë dhe herë tjetër që i kërkova ekipit të luajë me logjikë. Dy mesfushorët e qendrës punuan mirë, në disa raste të veçanta duhet të ishin më të qetë, sepse Eze është finalizues, nuk e ka kontaktin me topin të mirë.

Eze gjuajti penalltinë në vend të Ibraimit – S’kisha besim fare. Ibraimi, duke patuyr parasysh që ërdhi në lojë i dëmtuar u mor vesh me Ezenë dhe e gjuajti Ezenë.

Në majën e sulmit, siç e patë luajtëm me 4-1-4-1, normal që një sulmues e marr për cilësitë që jep në lojë,  jo në veçati. Skuadrat që kanë sulmues që s’kanë kontakt me topin, e kanë të vështirë të ndërtojnë sulme. Ibraimi edhe në ndeshjet e tjera ka luajtur si sulmues i parë, domethënë kemi qenë me dy sulmues.

Çfarë duhet të ndryshoj – Për ndeshjen tjetër do të flasim. Edhe Ibraimi nuk luan për arsye kartonash. Deri në ndeshjen për Laçin s’mund të flas, sepse po mendoj të kthej përgjigje për ndeshjen me Teutën”, përfundoi Josa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco