VIDEO/ Teuta ndalet në barazim përballë Kukësit

VIDEO/ Teuta ndalet në barazim përballë Kukësit

18:12, 26/02/2021

Teuta nuk ka marrë më shumë se një barazim në përballjen ndaj Kukësit.

Dueli i luajtur në “Niko Dovana” përfundoi me rezultatin 2-2 e vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë Superiore.

Vendasit dominuan gjithë pjesën e parë, teksa arritën të shënojnë edhe golin e avantazhit, me Dejvi Bregun, që një penallti të fituar e ktheu në gol në minutën e 35’. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë spektakolare, ku u realizuan plot 3 gola.

Fillimisht ishte skuadra e Josës, që barazoi shifrat në minutën e 70’ me Eze nga penalltia, por ky barazim zgjati vetëm 2 minuta, pasi Bregu realizoi një “perlë” në minutën e 72’ duke kaluar përsëri durrsakët në avantazh. Gjithsesi verilindorët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 86’ barazuan shifrat me Tsintsadze.

Pas këtij barazimi, Teuta renditet në vendin e tretë me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Kukësi në vendin e 5-të me 30 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco