A do të rikthehet Neymari për duelin kundër Barçës? Ja si përgjigjet Pochettino!

A do të rikthehet Neymari për duelin kundër Barçës? Ja si përgjigjet Pochettino!

17:29, 26/02/2021

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, ka folur për rikthimin e Neymarit.

Maurizio Pochettino vlerësoi gjendjen e brazilianit, ku tha se ai është në rrugën e duhur për tu rikthyer në fushë.

“Neymar po ndjek protokollin që stafi mjekësor ka krijuar për të”, tha ai.

“Neymar ka filluar përsëri të vrapojë në fushë, ku ka bërë stërvitje fizike individuale. Dhe për të sqaruar për të gjithë, ai është në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, është i lumtur tek PSG-ja”, tha Pochettino.

 A mund të jetë gati ai për Barçën në Ligën e Kampionëve? “Hipoteza duket reale, edhe nëse do të jetë e nevojshme të shohim si do të jetë gjendja e tij fizike gjatë 12 ditëve të ardhshme”, tha argjentinasi.

“Përpara se të përballemi me Barcelonën, Parisi do të përballet me Dijonin, por edhe Bordeaux të mërkurën e ardhshme, dhe Brest të shtunën 6 mars në Kupën e Francës”, përfundoi Maurizio Pochettino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco