Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Solskjaer: Ndeshja me Milanin, si një përballje në Champions League!

Solskjaer: Ndeshja me Milanin, si një përballje në Champions League!

16:54, 26/02/2021

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ta komentuar shortin e Europa Leagues, ku skuadra e tij do të përballet me Milanin.

Norvegjezi tha se kjo ndeshje me Milanin do të jetë e njëjtë me një të Ligës së Kampioneve.

“Është një dhuratë e bukur për ditëlindjen, apo jo? Të shikosh atë short”, tha fillimisht Solskjaer.

“Do duket si një përballje e Ligës së Kampionëve. Ky ekip ka nevojë për sfida, dhe ne i shijojmë sfidat dhe i përqafojmë ato.

“Tradita dhe historia e AC Milan, është një klub i shkëlqyeshëm që ne e mirëpresim. "San Siro" është një stadium i shkëlqyeshëm në të cilin shkojmë atje, dhe ne mezi po e presim”, tha Solskjaer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco