Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shqetësohen organizatorët e Lojërave Olimpike, japin dorëheqjen 1 mijë vullnetarë

Shqetësohen organizatorët e Lojërave Olimpike, japin dorëheqjen 1 mijë vullnetarë

11:50, 26/02/2021

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” thanë se rreth 1000 vullnetarë kanë dhënë dorëheqjen e tyre muajin e fundit.

Siç dihet, vullnetarët janë “shtylla kurrizore” e një eventi të tillë olimpik dhe largimi i tyre ka krijuar mjaft shqetësim tek organizatorët e Olimpiadës, pasi kjo situatë mund të përsëritet muajt në vijim.

Ata u shprehën se largimi i vullnetarëve ndodhi për arsye të ndryshme.

Një pjesë u larguan pas deklaratave seksiste të ish-kreut të Olimpiadës, Yoshiro Mori, që gjithashtu dha dorëheqjen 10 ditë më parë.

Gjithashtu, një pjesë e mirë e vullnetarëve janë larguar edhe nga frika e infektimit me koronavirus.

Largimi ka të bëjë edhe me faktin se Olimpiada u shty me një vit dhe ata nuk janë më të gatshëm për të ndihmuar.

Numri në total i vullnetarëve që janë siguruar për Olimpiadën është 80 mijë vetë, ndaj kjo dorëheqje e tyre është vetëm 1% e atij numri.

Ndërkohë që, 30 mijë vullnetarë të tjerë janë rekrutuar nga Bashkia e Tokio, çka e çon numrin total të tyre në 110 mijë vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco