Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Brdaric ‘bëhet shkodran’: E di si e presin tifozët sfidën me Tiranën, t’i bëjmë të ëndërrojnë

Brdaric ‘bëhet shkodran’: E di si e presin tifozët sfidën me Tiranën, t’i bëjmë të ëndërrojnë

11:24, 26/02/2021

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pavarësisht ecurisë jo të mirë të shkodranëve në këto javë të fundit, u shfaq optimist para klasikes ndaj Tiranës, që do të luhet këtë të shtunë në “Loro Boriçi”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri gjerman i kuqebluve foli për gjendjen e skuadrës së tij, duke theksuar se Vllaznia i ka mundësitë për të marrë maksimumin në këtë duel.

Klasikja me Tiranën - “Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët e presin këtë sfidë. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mi. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës”.

Tifozët shkodranë - “Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu”, u shpreh Brdaric.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco