Eni Imami: Vllazninë e shpallën para kohe kampion, s’kam më emocion kur luaj kundër Tiranës

Eni Imami: Vllazninë e shpallën para kohe kampion, s’kam më emocion kur luaj kundër Tiranës

10:30, 26/02/2021

Futbollisti i Vllaznisë, Eni Imami, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të klasikes ndaj Tiranës, ku vlerësoi maksimalisht ish-skuadrën e tij.

Në prononcimin para gazetarëve, mbrojtësi kryeqytetas, i cili ka veshur edhe fanellën e bardhebluve, u shpreh: “Të them të drejtën jemi zhgënjyer pak nga barazimi me Skënderbeun, pasi prisnim fitoren, por këto janë gjëra që ndodhin në sport. Kemi fituar ndeshje që njerëzve s’ua ka marrë mendja dhe kemi lënë pikë aty ku s’duhet. Gjithsesi, mendoj që jemi në pozicion akoma të favorshëm për të pritur Tiranën. Kam besim që do të dalim me 3 pikë nesër.

U bë e disa ndeshje që po luaj kundër Tiranës. Kisha emocione kur kam luajtur ndeshjen e parë që isha pjesë e Skënderbeut, pasi ika që atje, kurse tani të them të drejtën nuk kam emocione.  Sigurisht është kënaqësi, por vetëm aq.

Atmosfera dhe entuziazmi në Shkodër, ka ndikuar pak për keq, pasi të them të drejtën, na shpallën kampion përpara kohe, kjo na dha një vetëkënaqësi ne futbollistëve, mendoj që ndaj erdhi kjo rënia kështu. Përveç kësaj pjesë, këtu janë të mrekullueshëm dhe e dashurojnë sportin.

Unë kam qenë 2 vjet pjesë e Tiranës dhe e di që pretendimet e tyre do të jenë deri në javën e fundit të kampionatit. Duke ditur këtë gjë, kam vlerësim maksimal, si unë dhe stafi drejtues.

Unë mendoj që edhe kur ishim 9 pikë përpara, e kam thënë që kampionati është shumë i gjatë dhe shumë i vështirë, por sigurisht që një fitore nesër, na jep moral dhe besim. Të thuash që na shpall kampion, nuk e them dot.

Unë nuk e di nëse janë bërë ndonjëherë aleanca, të paktën këtë vit në kampionatin shqiptar. Ne do shikojmë punën tonë. Në fund do i bëjmë hyzmetin, çfarë të jetë kismet do e arrijmë. Golin çdokush e do. Mendoj do ishte perfekt, por le të shënojë kush të shënojë, të fitojmë, ajo ka rëndësi”, u shpreh Imami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco