Sot hidhet shorti i Europa League, këto janë 16 skuadrat e kualifikuara

Sot hidhet shorti i Europa League, këto janë 16 skuadrat e kualifikuara

09:18, 26/02/2021

Ndeshjet e mbrëmshme në Ligën e  Europës kanë përcaktuar të 16 skuadrat të cilat do të ndeshen në vijimin e turneut për të përcaktuar çerekfinalistët.

Ky është një edicion ku garën e kanë vazhduar shumë emra të mëdhenj, pavarësisht eliminimeve të bujshme dhe sigurisht më të spikaturat janë skuadrat angleze dhe ato italiane, të gjitha protagoniste ndër vite të turneve ndërkombëtarë.

Ekipet do të kthehen shumë shpejt në fushën e lojës në këtë turne e për këtë arsye, UEFA do të hedhë sot shortin për fazën tjetër.

Në orën 13:00 do të mësohen përballjet që do të dalin nga një short i lirë, pasi nuk ka asnjë kufizim mes skuadrave që mund të luajnë njëra kundër tjetrës, as ato të të njëjtit vend.

Kjo do të thotë se kombinimet janë të shumëllojshme e mund të ketë edhe ndonjë finale të parakohshme nëse do të ketë përplasje të emrave të njohur në arenën ndërkombëtare.

Skuadrat e kualifikuara: Ajax, Arsenal, Dinamo Kiev, Dinamo Zagreb, Granada, Young Boys, Club Brugge, Manchester United, Milan, Molde, Olimpiacos, Rangers, Roma, Slavia Pragë, Shakhtar Donetsk, Tottenham, Villareal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco