Befasi në Europa League, eliminohen Leicester dhe Bayer Leverkusen

Befasi në Europa League, eliminohen Leicester dhe Bayer Leverkusen

23:06, 25/02/2021

Slavia e Pragës ka eliminuar Leicester nga Europa League. Skuadra çeke triumfoi në transfertë 2-0 ndaj ekipit anglez, duke avancuar më tej në këtë kompeticion, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Golat për Slavian u shënuan nga Provod (49, 0-1) dhe nga Sima (79, 0-2).

Një nga surprizat e mëdha të mbrëmjes ishte eliminimi i Bayer Leverkusen, të cilët u mundën nga Young Boys. Pas humbjes 4-3 në ndeshjen e parë, ekipi gjerman u mposht sërish, duke e lënë garën në raundin e 1/16 (0-2).

Ja të gjitha rezultatet: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco