Europa League/ Milani kualifikohet në raundin tjetër, eliminon Crvena Zvezdën

Europa League/ Milani kualifikohet në raundin tjetër, eliminon Crvena Zvezdën

22:56, 25/02/2021

Milani është kualifikuar në fazën e 1/8 në Europa League.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 në sfidën ndaj skuadrës të FK Crvena Zvezda dhe eliminuan skuadrën serbe falë golave në fushë kundërshtare.

Fillimisht ishte Kessie i cili shënoi nga penaltia në min (8′) për t’i dhënë avantazhin Milanit. Por miqtë barazuan me anë të El Fardou Ben në min (24′). Në pjesën e dytë, në fushën e lojës u fut Zlatan Ibrahimovic, ndërsa Milani ishte më kërkues ndaj golit.

Crvena Zvezda mbeti me 10 futbollistë për shkak se në minutën e 70’ u ndëshkua me kartonin e kuq, Gobeljic. Por, edhe me avantazhin numerik në fushë, Milani nuk ja doli të shënojë golin e fitores.

Të gjitha rezultatet e ditës së enjte në Europa League:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco