Zyrtare/ Henry largohet nga Montreal

Zyrtare/ Henry largohet nga Montreal

17:26, 25/02/2021

Aventura e Thierry Henry tek Montreal ka përfunduar këtë të enjte. Të dy palët e njoftuan lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare , duke cituar "arsye familjare" për të shpjeguar vendimin e kampionit të botës në 1998.

“Është e rëndë, por vendosa të marrë këtë vendim. Viti i kaluar ishte tejet i vështirë për mua në anën personale”.

“Shkaku i pandemisë nuk mund t’i shihja fëmijët e mi. Fakti që ndalohen udhëtimet edhe për disa muaj të tjerë nuk do jetë më ndryshe. Ndarja për mua nga fëmijët është shumë. Prandaj, mendoj se duhet të merrja vendimin për t’u rikthyer në Londër dhe të largohem nga CF Montreal”,  shpjegoi ai përpara se të falënderonte skuadrën kanadeze për besimin që i dha.

Henry pak ditë më parë u përfol se do të marrë drejtimin e skuadrës së Bournemouth në Championship.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco