Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Atalanta - Real Madrid/ Capello shpërthen ndaj gjyqtarit të ndeshjes

Atalanta - Real Madrid/ Capello shpërthen ndaj gjyqtarit të ndeshjes

16:34, 25/02/2021

Këtë të mërkurë, Atalanta u përball me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, dhe ishte klubi i Merengue-s që fitoi 1-0 në Bergamo falë golit të Ferland Mendy.

Mirëpo, ngjarja që bëri më shumë përshtypje ishte kartoni i kuq i dhënë në minutën e 17-të nga gjyqtari Tobias Stieler në drejtim të Remo Freuler, i cili i  detyroi shokët e tij të ekipit të luanin 10 kundër 11 për më shumë se 70 minuta.

Pas takimit, Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, Romës dhe Real Madridit, u mërzit me këtë vendim, të cilin e konsideron shumë të ashpër. “Arbitri prishi lojën, ai nuk ishte i fundit (mbrojtësi, duke folur për Freuler) dhe mori karton të kuq. Ishte për të verdhë. Do të ishte mirë nëse Atalanta do kishte patur mundësi të luante në kushte të barabarta në një ndeshje po aq të rëndësishme sa ajo kundër Realit " , shpjegoi ai për mikrofonin Sky , përpara se të shtonte se gjithçka nuk ishte mbyllur ende dhe se kualifikim i Atalanta-s ishte ende i mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco