Skauti që zbuloi Lautaro-n: Martinez do të bëhet më i miri në botë, Inter është perfekt për të

Skauti që zbuloi Lautaro-n: Martinez do të bëhet më i miri në botë, Inter është perfekt për të

16:18, 25/02/2021

Fabio Radaelli , një ish skaut i Racing Avellaneda, ishte i pari që zbuloi potencialin e Lautaro Martinez kur ai luante për Bahia Blanca dhe nuk kishte mbushur ende 17 vjeç.

Së fundmi, Radaelli ka folur për “Tutto Sport” ku është shprehur se Martinez do të bëhet më i miri në botë dhe se tek Inter ai është në vendin prefekt.

 "Pa dyshim që Lautaro mund të bëhet më i miri në botë në rolin e tij. Është vetëm 23-vjeçar dhe tashmë është një nga sulmuesit më të mirë në Europë. Për ne argjentinasit është “pyka” e dekadës.

Kam folur para pak kohësh me të, është në qiellin e shtatë, sidomos për lindjen e vajzës. Unë gjithnjë kam qenë i idesë se Interi është një vend i mrekullueshëm për të dhe akoma më shumë kur aty është edhe një institucion si Javier Zanetti”, u shpreh Radaelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco