Duka flet si anëtar i UEFA-s: Shpresojmë që Evropiani të luhet me 50% të tifozëve në stadiume

Duka flet si anëtar i UEFA-s: Shpresojmë që Evropiani të luhet me 50% të tifozëve në stadiume

15:10, 25/02/2021

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për radion italian “Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për disa tema të ndryshme, ku një nga kryesoret është rikthimi i tifozëve në stadiume.

I pyetur edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ai shprehet se mungesa e të ardhurave nga biletat e ndeshjeve ka goditur klubet europiane, ndërsa shpreson që pas Anglisë edhe vendet e tjera të nisin zbutjen e masave kufizuese në futboll, duke lejuar një pjesë të spektatorëve në tribuna.

“Bilanci financiar i klubeve evropiane është negativ pa spektatorë në stadiume: ka më pak sponsorë dhe më pak reklama. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, ekipet po luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk kanë humbur shumë.

Spektatorët në stadiume? Kjo nuk është diçka që varet nga UEFA, por nga autoritetet shtetërore të secilit shtet. Në Angli kanë vendosur ta ndërmarrin këtë hap, ne shpresojmë që të ndodhë së shpejti edhe në pjesën tjetër të Evropës. Shpresa, pra, është që Euro2020 të luhet me 50% të spektatorëve në tribuna. Që finalet e Euro2020 të luhen vetëm në Angli është një mundësi: kanë mbetur edhe 4-5 muaj, le të shohim nëse situata do të ndryshojë ose përndryshe Anglia do të jetë një mundësi”, deklaroi Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco