Josa flet për Teuta-Kukësi: Nuk ka më diferenca në këtë periudhë

Josa flet për Teuta-Kukësi: Nuk ka më diferenca në këtë periudhë

12:07, 25/02/2021

Kukësi do të luajë nesër në transfertë ndaj Teutës, teksa trajneri Mirel Josa kërkon të hedhë pas krahëve humbjen e fundit me Partizanin.

Në fjalën e tij para mediave, tekniku i verilindorëve thekson se kundërshtari ka lojtarë me eksperiencë, ndërsa shton se mënyra më e mirë për të ecur para është të mos përsërisin gabimet.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Nuk ka më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara. Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe duhet të përmirësohemi. Skuadra e Teutës është e ekuilibruar, qoftë ndeshjet jashtë dhe ato brenda ka luajtur dhe ka marrë maksimumin. Ka lojtarë me eksperiencë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në merkato. Drejtuesit kanë menduar ta konsolidojnë.

Në vijmë pas një ndeshje me Partizanin, të cilën në disa fragmente e luajtëm mirë. Kishte edhe momente, që na ndëshkuam dhe nuk e përballuam dot Partizanin. Mendimi im është mos e shohim atë ndeshje, por anën psikologjike sepse këtu çedojmë pak. Nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme sepse kjo varet nga niveli i skuadrave të tjera. Duhet të kërkojmë vetëm të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, është një grup që kërkon të përmirësohet. Kemi treguar se pas një ndeshje të mirë, kemi luajtur dobët dhe më pas jemi përmirësuar.

Ne do mundohemi të ngremë nivelin e skuadrës sa më lart taktikisht dhe teknikisht. Pjesa fizike është kjo që është dhe nuk kemi ç’përmirësojmë. Më intereson shumë që gabimet e një ndeshje të mos i përsërisim në ndeshjen tjetër ose të bëjmë më pak”, u shpreh Josa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco