‘Nuk gabon asgjë’/ Berat Gjimshiti vlerësohet nga ‘Eurosport’ për sfidën me Real Madridin

‘Nuk gabon asgjë’/ Berat Gjimshiti vlerësohet nga ‘Eurosport’ për sfidën me Real Madridin

10:26, 25/02/2021

Atalanta, disi edhe e pafat në mbrëmjen e djeshme të Ligës së Kampionëve teksa mbeti me 10 lojtarë që nga minuta e 17-të, nuk ia doli t’i rezistonte Real Madridit.

Në fakt, Berat Gjimshiti me shokë, e bënë këtë deri në minutën e 86-të, por më pas një goditje e Ferland Mendi përcaktoi fatet e takimit.

Ndërkaq, pas ndeshjes, “Eurosport” ka publikuar edhe notat e futbollistëve.

Në repartin e mbrojtjes është treguar sërish një lider i vërtetë, Berat Gjimshiti.

“Eurosport” e ka vlerësuar mbrojtësin e kombëtares shqiptare me notën 6.5, ndërsa thekson se ai nuk gabon asgjë.

Gjimshiti, 6.5- “Nuk gabon asgjë, diagonale dhe ndërhyrje manuali”, ishin fjalët e zgjedhura nga “Eurosport” për të përshkruar ndeshjen e Gjimshitit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco