Bregu: Jemi në garë për titull

Bregu: Jemi në garë për titull

21:26, 24/02/2021

Tri fitore radhazi për Teutën që përjeton një shkurt të begatë. Skuadra e Edi Martinit ka ditur të bëjë kthesën me sukseset ndaj Apolonisë, Skënderbeut dhe së fundmi ndaj Tiranës, për një seri rezultatesh që i mban në korsinë e duhur për luftën për titull. Një prej lojtarëve më cilësorë të skuadrës e ndoshta dhe kampionatit, Dejvi Bregu, kërkon nga skuadra t’i japë vazhdimësi rrugës së nisur për të ngjitur shkallët në klasifikim.

Kanë qenë tri fitore të rëndësishme që ne i kemi kërkuar. Kemi zhvilluar lojëra të mira ndaj erdhën rezultatet. Shpresojmë që të kemi vazhdimësi.

Në kampin bregdetar nuk fshihen, që nga fillimi i kampionatit kanë deklaruar objektivin për ta përfunduar këtë kampionat të parët, vlonjati shikon drejt kreut duke kryqëzuar gishtat edhe për ndonjë hap fals të Vllaznisë.

Asgjë nuk ka mbaruar, jemi në garë për titullin, shpresojmë që edhe me ndalesën e ardhshme të Vllaznisë të jemi në rrugë të mbarë.

Në sfidën e radhës Teuta pret në “Niko Dovana”, këtë të premte, Kukësin, një rival që Bregu e vlerëson duke parashikuar një ndeshje të luftuar, natyrisht me shpresën që në fund fitorja t’i buzëqeshë skuadrës së tij.

Kemi besim tek aftësitë tona, pasi kemi ekip të mirë. Edhe Kukësi ka ekip të fortë dhe një trajner me eksperiencë. Shpresoj të jetë ndeshje e luftuar dhe në fund të fitojmë ne.

Mungesa e golit te Teuta është diskutuar gjatë në këtë kampionat, megjithatë sulmuesi nuk është i këtij mendimi, duke kujtuar balancën e krijuar në skuadër me një mbrojtje të hekurt.

Nuk shoh ndonjë diferencë mes sulmit tonë dhe sulmeve të ekipeve rivale. Ky është opinion i të tjerëve, s’kam çfarë shtoj. Shpresoj që mbrojtja jonë të vazhdojë në këtë rrugë. (Super Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco