Zbulohet çfarë i tha Zidane futbollistëve para ndeshjes me Atalantën në Champions!

Zbulohet çfarë i tha Zidane futbollistëve para ndeshjes me Atalantën në Champions!

19:19, 24/02/2021

Si gjithmonë, para çdo stërvitje, Zinedine Zidane i mbledh të gjithë futbollistët për t’i motivuar me disa fjalë speciale.

Këtë e bëri edhe mbrëmë, në stërvitjen e fundit para përballjes me Atalantën, ndeshje që vjen në një moment të vështirë, pasi Reali po vuan nga dëmtimet e shumta.

“El Chiringuito de Jugones” ka zbuluar edhe pothuajse gjithë bisedën që Zizu e zhvilloi me futbollistët.

“Ne kemi kualitete për t’i bërë mirë gjërat. Të luajmë si gjithmonë. Nuk duhet të mendojmë në ndeshjen e kthimit, kjo është ndeshja e vetme. Nesër është ndeshja e vetme. Jemi duke punuar mirë si ekip, gjithashtu duke u mbrojtur dhe kjo është më e rëndësishmja. Pra duhet të luajmë dhe mbrohemi si ekip”, dëgjohet duke thënë Zizu.

Sonte në Bergamo s’do të jenë për shkak dëmtimesh lojtarë si: Ramos, Valverde, Benzema, Carvajal, Marcelo e shumë të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco