Shpërthen Covid tek Torino, dy ndeshje në rrezik shtyrje

Shpërthen Covid tek Torino, dy ndeshje në rrezik shtyrje

18:48, 24/02/2021

Covid kthehet për të kërcënuar Serie A, aq sa në dy javët e ardhshme të kampionatit ka shumë të ngjarë që ndeshjet e Torinos të mos luhen.

Një shpërthim i vërtetë ka ndodhur në klubin torinez. Nga e Premtja deri më sot, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus shtatë lojtarëve dhe një anëtari i stafit mjekësor.

Përveç kësaj, ASL ka bllokuar seancat stërvitore dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të lejojë që ekipi i Davide Nicola-s të dalë në fushë të premten kundër Sassuolo dhe të martën në Olimpico ndaj Lazios, pasi është vendosur izolimi i të gjithë ekipit.  Izolimi që do të zgjaste një javë, duke e detyruar Ligën të shtyjë dy ndeshjet.

Vendimi zyrtar për shtyrjen e ndeshjeve mund të mbërrijë gjatë orëve të mbrëmjes ose këtë të enjte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco