Haaland tek Manchester United? Solskjaer reagon për thashethemet e fundit

Haaland tek Manchester United? Solskjaer reagon për thashethemet e fundit

18:24, 24/02/2021

Në moshën 20 vjeç, Erling Braut Haaland nuk është më një zbulim. Autor i 27 golave në 25 ndeshje këtë sezon, sulmuesi i Borussia Dortmund është një përbindësh, dhe mundësit e tij janë vetëm në rritje. Pa dyshim që qendërsulmuesi norvegjez do të jetë një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës.

I kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane , përfshirë Manchester United, trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer iu përgjigj këtij thashethemi, pa mohuar një interes të mundshëm. “Unë nuk mund të flas, pasi ai është tek Dortmund dhe është mungesë respekti të flasësh shumë për të. Të gjithë duket se po marrin lojtarët më të mirë në botë ... ne thjesht i urojmë fat tek Dortmund, kështu që le të shohim se çfarë na ka rezervuar e ardhmja" . Nëse do të transferohej në “Old Trafford”, Haaland do të bashkohej me ish-trajnerin e tij, të cilin e ka njohur kur luante për Molde në kampionatin norvegjez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco