Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Iniesta flet me superlativa për Pedrin: Nuk duket si një 18 vjeçar!

Iniesta flet me superlativa për Pedrin: Nuk duket si një 18 vjeçar!

17:50, 24/02/2021

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka folur me superlativa për talentin e katalansve, Pedri Gonzalez.

18 vjeçari u transferua në verë tek Barça nga Las Palmas dhe menjëherë ka zënë vendin e titullarit në 11-shen e Ronald Koeman, pavarësisht mungesës së përvojës në La Liga. Në të vërtetë Pedri dhe Frenkie de Jong janë dy lojtarët e vetëm në skuadër që marrin pjesë në çdo ndeshje të La Liga deri më tani për Barcelonën në 2020-21.

Pedri është krahasuar  shpesh me Iniesta nga ish-trajneri Pepe Mel, dhe ish-mesfushori i Barcelonës tani ka thënë fjalën e tij për të riun që bëri përshtypje në Camp Nou në një intervistë për La Liga.

“ Është e qartë se Pedri ka shumë potencial  Mendoj se është në vendin perfektë që të përmirësohet, të vazhdoj të përdor kualitetet e tij. I uroj më të mirën dhe e rëndësishme është që të qëndrojë i qetë, por edhe njerëzit ta lënë të qetë, pasi është i ri dhe ka gjithçka përpara.

Është një djalë shumë i përgatitur dhe e di se çfarë duhet të bëjë dhe i pëlqen të luaj. Mendoj se ndryshimi me të është se kur del në fushë, ai kënaqet me topin dhe nuk duket si një 18 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco