I ofenduan gruan dhe vajzën, shpërthen Granit Xhaka: Ejani merruni me mua, jo me familjen

I ofenduan gruan dhe vajzën, shpërthen Granit Xhaka: Ejani merruni me mua, jo me familjen

15:42, 24/02/2021

Si shumë futbollistë të Premier Ligës, edhe mesfushori i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka rënë pre e ofendimeve dhe sharjeve në rrjetet sociale.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori është shprehur se tifozë të mërzitur nga situata e skuadrës, kanë ofenduar gruan dhe vajzën e tij të vogël.

“Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime. Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: ‘Pse po i shkruani këto gjëra?

Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen. Unë nuk i shoh ata si miq të klubit tim. Tifozët e mbështesin skuadrën në fitore dhe në humbje. Ne kemi probleme është vetëm nëse humbim. Nuk është problem kur fiton”, tha Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco