Talenti i Bayern Munchen bën zgjedhjen e tij mes Gjermanisë dhe Anglisë

Talenti i Bayern Munchen bën zgjedhjen e tij mes Gjermanisë dhe Anglisë

13:11, 24/02/2021

Pas performancës së tij të pabesueshme kundër Lazios në Ligën e Kampionëve, i riu i Bayern Munich , Jamal Musiala, më në fund ka konfirmuar vendimin e tij për të përfaqësuar Gjermaninë në nivelin e lartë ndërkombëtar.

Kjo vjen pas disa javësh spekulimesh dhe një përplasje të fortë lufte midis Federatës Gjermane dhe asaj Angleze për të ardhmen e të riut të talentuar.

Duke folur me Raphael Honigstein të Athletic, Musiala konfirmoi vendimin, duke thënë se nuk kishte qenë e lehtë për të që të zgjidhte.

Musiala tani do të pranojë ftesën e pritur në skuadrën e Joachim Low në kombëtaren gjermane.

Kjo gjithashtu mund të tregojë në një zgjatje të mundshme të kontratës me Bayern në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh që Musiala ndoshta do të dëshironte të rritje në karrierën e tij duke luajtur së bashku me shokët e tij të skuadrës bavareze në nivel të lartë.

Dje, 17-vjeçari ndaj Lazios tregoi formë të jashtëzakonshme, ndërsa luajti si titullar në mesfushë me Leon Goretzkën dhe Joshua Kimmich.

Për teknikun Low, vendimi i Musiala është një dhuratë, pasi Gjermania ishte në krizë në pozicionin e mesfushës së avancuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco