VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë’

VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë’

11:16, 24/02/2021

Kampioni i golfit, Tiger Woods, ka nisur të reagojë pasi iu nënshtrua një operacioni intensiv të martën.

Woods u aksidentua me makinën e tij në Kaliforni. Policia thotë se ai është me fat që është gjallë.

45-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në këmbën e majtë. Mjekët i kanë futur një shufër metalike në këmbë, ndërsa operacioni rezultoi me sukses.

Makina e Woods u rrotullua disa herë. Zjarrfikësit u desh të sharrojnë makinën për të nxjerrë sportisin e njohur.

Raportohet se Woods ishte me nxitim dhe po i jepte makinës me shpejtësi. Mediat kanë publikuar edhe momentet kur makina e tij po kalonte në rrugë.

Sportisti është arrestuar në vitin 2017, pasi përplasi makinën e tij në Florida në gjendje të dehur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco