Hidhet shoti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ja çiftet interesante

Hidhet shoti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ja çiftet interesante

11:14, 24/02/2021

Është hedhur paraditen e sotme, shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020-2021.

Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe ishte i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë COVID-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia.

Nga shorti u përcaktuan katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Goglat i kanë buzëqeshur kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët kanë “peshkuar” Korabin, që militon në Kategorinë e Parë. Përballje tepër interesante pritet të jenë ato mes Laçit dhe Partizanit, Teutës dhe Kukësit si dhe Dinamo-Skënderbeu.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Sezonin e shkuar ishin durrsakët që ngritën trofeun, ndërsa këtë sezon disa skuadra të mëdha nuk janë në lojë. Bylisi, Tirana, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat e Superiores që nuk janë pjesë e këtij kompeticioni.

Çiftet

LAÇI-PARTIZANI

VLLAZNIA-KORABI

TEUTA-KUKËSI

DINAMO-SKËNDERBEU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco