VIDEO/ Emocionon Florian Marku: Titullin botëror do ta mbroj në Shqipëri

VIDEO/ Emocionon Florian Marku: Titullin botëror do ta mbroj në Shqipëri

10:15, 24/02/2021

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në një lidhje “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte kampioni shqiptar i boksit Florian Marku.

Triumfi në mbrëmjen e së shtunës me nokaut teknik në raundin e 8-të ndaj boksierit anglez, Rylan Charlton, e bën të pathyeshëm “Mbretin shqiptar”, synimi i të cilit është të shpallet kampion bote.

Në intervistën me gazetarin Flavio Qarri, boksieri 28-vjeçar tregon momentin e triumfit me nokaut ndaj anglezit Charlton dhe ambiciet e tij në karrierë, ku pretendon titullin evropian dhe botëror.

“Nuk doja t’i jepja më shumë goditje, pasi e pashë që ishte ‘prishur’ në fytyrë. Pashë peshqirin që e hodhi stafi i tij dhe ndërpreva goditjet.

Kjo fitore ishte goxha e madhe, pasi ishte ndeshja e parafundit e mbrëmjes. Renditem në vend të 100-të në botë, nga 2 mijë e ca boksierë që jemi në peshën e mesme.

Ndeshjen e radhës e kam për titull Evrope, por kam patur një dëmtim në dorë dhe kjo do të më mbajë pak larg. Për këtë arsye ndeshja e radhës pritet të jetë nga muaji maj ose në qershor. Por, do të vijnë ndeshje të mëdha nga tani e tutje.

Dëmtimin në dorë e kisha para duelit me Charlton, por nuk doja ta anuloja ndeshjen. Kisha nxjerrë gishtin, por deri në raundin e tretë nuk e ndjeva. Charlton mori shumë goditje, por tani ka dalë nga spitali.

E nisëm ndeshjen lehtë, pasi donim ta lodhnim kundërshtarin. Isha i sigurt që do fitoja, pasi nuk donim ta linim ndeshjen në dorë të arbitrave. Ata nuk donin që unë të fitoja, por shyqyr Zotit e munda me nokaut.

Tani do të qëndroj pushim dhe po bëj disa analiza për dorën. Besoj se do operohem.

Më pas unë synoj të fitoj titullin evropian dhe më pas botëror dhe dashtë Zoti ta mbroj titullin botëror këtu në Shqipëri ”, deklaroi kampioni shqiptar në “Kafe Shqeto”.

/ Florian Behlula / Syri.net /

Intervistën e plotë të Florian Markun mund ta shihni në videon e mëposhtme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco