Maik Kaszemeikat, trajneri i njohur i portierëve në Gjermani ka dalë në një fotografi mbresëlënse me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Gazetarit sportiv Artan Muhaxhiri e ka publikuar lajmin duke se si dashuria për futbollin, shkoi shumë më përtej për një shtet të ri si Kosova.
Muhaxhiri shkroi në Fb: "Ky është Maik Kaszemeikat, gjerman që jeton në Berlin. Përmes futbollit, krijoi dashuri e lidhje për Kosovën. Eksperti i portierëve, Maik me shkollën Sons of Soccer, la gjurmë në vendin tonë, duke nxjerrë talentë dhe duke u hapur dyert në Gjermani e Evropë. Dashuria e lidhja e tij me Kosovën, tregohet me këtë foto, ku në prapavijë ka potretin e komandantit legjendar Adem Jashari."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: