Nuk arrin dot titullin e 10-të radhazi, jep dorëheqjen trajneri i Celtic

Nuk arrin dot titullin e 10-të radhazi, jep dorëheqjen trajneri i Celtic

09:30, 24/02/2021

Trajneri Neil Lenon ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Celtic Glasgow.

Shkak janë bërë rezultatet zhgënjyese, teksa skuadra e tij është plot 18 pikë mbrapa nga kryesuesit e Rangers.

49-vjeçari u emërua trajner i kampionëve në fuqi të Skocisë në maj të vitit 2019 kur Brendan Roxhers u largua.

Objektivi i Celtic ishte fitimi i kampionatit për herë të 10-të rresht, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin.

Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Lenon është konfirmuar nga vetë klubi skocez nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Pas largimit të tij, skuadra do të drejtohet nga Xhon Kenedi, i cili ishte asisteni i 49-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco