Rizgjedhja e Gravinës në krye të Federatës Italiane, Duka i dërgon mesazh urimi

Rizgjedhja e Gravinës në krye të Federatës Italiane, Duka i dërgon mesazh urimi

12:58, 23/02/2021

Gabriele Gravina është rizgjedhur si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) për një mandat tjetër.

Me këtë rast presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij italian, që zgjidhet për herë të dytë në këtë post të rëndësishëm.

Në letrën e tij, presidenti Duka i shpreh urimet më të përzemërta Gravinës dhe shpreh bindjen se rizgjedhja e tij do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, ndërsa thekson se bashkëpunimi mes dy federatave do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.

Letra e plotë

I dashur z. President, i dashur Gabriele!

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e rizgjedhjes tuaj si President i Federatës Italiane të Futbollit. Unë jam i bindur se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë zhvillime të mëtejshme për Federatën Italiane të Futbollit, dhe dëshiroj t’ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj.

Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që bashkëpunimi ynë do të bazohet në solidaritet për të mirën e futbollit.

Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për Ju dhe për Federatën Italiane të Futbollit.

Shpresoj që së shpejti të takohem me ju.

Sinqerisht i juaji,

Armand Duka

President i FSHF

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco