MotoGP në zi: Pas dy muajsh në luftë me COVID, vdes ish-kampioni

MotoGP në zi: Pas dy muajsh në luftë me COVID, vdes ish-kampioni

11:19, 23/02/2021

 "Lajmi që ne kurrë nuk kemi dashur t'ju japim dhe që jemi të detyruar ta shkruajmë. Pas dy muaj luftimesh me COVID, Fausto Gresini ndërron jetë në moshën 60-vjeçare". 

Kështu fillon njoftimi për shtyp nga Gresini Racing, e cila njofton zyrtarisht vdekjen e Fausto Gresini .

 Ish-piloti i MotoGp dhe menaxheri i ekipit MotoGP me të njëjtin emër vdiq në moshën 60 vjeç. 

Për dy muaj ai ishte shtruar në Spitalin Carlo Alberto Pizzardi Maggiore në Bolonjë për komplikime për shkak të infeksionit COVID, të kontraktuar në fund të vitit 2020.

I lindur në Imola, një qytet motorësh, Gresini bëri debutimin e tij në kampionatin botëror duke marrë pjesë në GP të Kombeve 1982.

Por titullin e parë botërorë e fitoi në 1985.

Vitin pasues ai fitoi katër GP (në Spanjë, Evropë, Suedi dhe Gjermani).

Revanshi ishte në 1987, kur fitoi 10 nga 11 garat në kalendar.

Ai njoftoi pensionin e tij para sezonit 1995.

Në 1997 krijoi ekipi në emrin e tij, me qendër në Faenza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco