Do jetë trajneri i Kosovës? Arsene Wenger tregon përse u takua me Agim Ademin

Do jetë trajneri i Kosovës? Arsene Wenger tregon përse u takua me Agim Ademin

11:03, 23/02/2021

Prej pak kohësh në Kosovë qarkullojnë lajme se trajneri i njohur francez, Arsen Wenger, mund të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Këto spekulime janë ngritur pas një takimi që ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte me presidentin e FFK-së, Agim Ademi.

Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga vetë Wenger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur: “Jo, më falni. Ishte një takim miqësor”.

71-vjeçari për herë të fundit ka drejtuar Arsenalin, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 herë Premier Ligën, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco