Flick nuk justifikohet për dëmtimet: Jemi Bayerni, do të bëjmë një ndeshje të madhe në Romë

Flick nuk justifikohet për dëmtimet: Jemi Bayerni, do të bëjmë një ndeshje të madhe në Romë

09:56, 23/02/2021

Bayern Munchen do të luajë sot ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të finaleve të Champions League ndaj Lazios.

Gjermanët vijnë nga humbja në kampionat ndaj Frankfurtit dhe kërkojnë që të bëjnë mirë në Europë, duke mundur italianët, të cilët vijnë nga një fitore me Sampdorian në kampionat dhe gëzojnë një formë shumë të mirë.

Trajneri Hansi Flick vlerësoi në maksimum kundërshtarin, duke thënë se dueli i sotëm në Romë nuk do të jetë një shëtitje për skuadrën e tij.

“Nuk dua të kërkoj për justifikime, por mund të them që në formën tonë kanë ndikuar edhe dëmtimet e shumta. Ndaj Bielefeldit dhe Frankfurtit nuk kemi luajtur keq, edhe pse kemi marrë rezultate jo të mira. Por, Europa është një tjetër gjë, janë ndeshje të mëdha të cilat të motivojnë në maksimum. Skuadra është mirë nga ana psikologjike, e di se çfarë duhet të bëjë. Kam shumë besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe në Romë.

Kemi të bëjmë me një skuadër e cila në vitet e fundit ka bërë një futboll të bukur dhe ka pasur rritje në lojë. I kam parë në duelet me Dortmundin dhe mund të them që na pret një ndeshje delikate. Kanë një sulm të frikshëm dhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por, ne jemi Bayerni, kampionët në fuqi, dhe në Romë duam të luajmë si të tillë, jam i bindur që do të shohim një ndeshje spektakolare”, deklaroi tekniku i bavarezëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco