Anglia do të lejojë tifozët në stadiume, kryeministri Boris Johnson tregon planin e qeverisë britanike

Anglia do të lejojë tifozët në stadiume, kryeministri Boris Johnson tregon planin e qeverisë britanike

09:33, 23/02/2021

Anglia është gati të hapë dyert e stadiumeve për tifozët nga 17 maji.

Kryeministri Boris Jonhson, teksa po përshkruante planin e ri të qeverisë britanike për të lehtësuar kufizimet, ndër të tjera tha: “Dyert e impianteve tona sportive do të hapen sërish. Do të vendosen kufij në varësi të madhësisë së stadiumeve. Impiantet e vogla dhe të hapura do të jenë në gjendje të akomodojnë një maksimum prej 4 000 spektatorësh”.

Në stadiume më të mëdha, si “Wembley” dhe në impiantet e Premier League-s do të pranohen deri në 10 000 mbështetës ose 25% të kapacitetit.

Rihapja nuk do të ketë të bëjë me finalen e FA Cup, e cila do të luhet më 15 maj.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshjet e futbollit, por edhe për kampionate dhe ngjarje të mëdha si Wimbledon, Royal Ascot dhe Kupa e Botës Rugby. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco