Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Cili është sekreti i fitoreve radhazi të Manchester City? E tregon vetë Guardiola

Cili është sekreti i fitoreve radhazi të Manchester City? E tregon vetë Guardiola

10:14, 22/02/2021

Manchester City i këtij sezoni është makineri perfekte. Falë suksesit minimal 0-1 ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium” me një gol të Raheem Sterling që në minutën e 2-të, skuadra e Pep Guardiolës regjistroi fitoren e 18-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 13-ën rresht në Premier League.

Me triumfin ndaj “Topçinjve” brenda në Londër, Manchester City u ngjit në kuotën e 59 pikëve dhe kryeson bindshëm kampionatin pas 25 javësh, me 10 pikë avantazh nga dy ndjekëset më të afërta, Manchester United dhe Leicester.

Pep Guardiola në intervistën pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht paraqitjen e skuadrës së tij duke nënvizuar: “Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E filluam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para. Bëmë një pjesë të dytë perfekte dhe jam i kënaqur me tre pikët sepse i morëm në ‘Emirates’ dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikel Artetas në stadiumin e vet”.

Trajneri spanjoll, foli edhe për ecurinë e shkëlqyer të Citiziens gjatë kësaj periudhe, duke zbuluar edhe sekretin e fitoreve radhazi.

“Sekreti i fitoreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit, duhet t’i kujtojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në ‘Anfield’ ndaj Liverpool, por edhe kundër Tottenham e Everton”, deklaroi tekniku i Manchester Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco