VIDEO/ Murataj shpjegon si i shënoi Kukësit golin e pazakontë: Ndjesi e keqe, por nuk e bëra me qëllim...

VIDEO/ Murataj shpjegon si i shënoi Kukësit golin e pazakontë: Ndjesi e keqe, por nuk e bëra me qëllim...

09:53, 22/02/2021

Valentino Murataj shënoi golin e parë me Partizanin, që do ta mbajë mend gjatë për mënyrën sesi erdhi.

Mesfushori sqaron atë episod, për të cilin i vjen keq, por në fund të fundit është një profesionist dhe i duhet të bëjë detyrën.

“Normalisht, goli është një ndjesi e veçantë për çdo lojtar, por pak si merak e kam që goli erdhi pasi lojtari i Kukësit ishte i shtrirë. Por, unë nuk e kam parë, sepse ne jemi profesionistë dhe duhet të bëjmë punën tonë. Duhet të jemi edhe pak ‘Fair Play’ në lojë, por unë nuk e kam bërë me atë qëllim që ta shkel atë. Rëndësi ka që fituam dhe morëm tri pikët.

Ishte një ndjesi shumë e keqe, por u gëzova më shumë pasi mbaroi ndeshja dhe ia dolëm të fitonim. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë kjo situatë, por ishte punë sekonde. Normalisht çdo lojtar duhet të jetë profesionist dhe në qoftë se i krijohet një rast duhet ta shënojë, pavarësisht rrethanave të tilla. Normalisht është një ndjesi jo e mirë sepse lojtari i Kukësit ishte i shtrirë.

Në qoftë se do vinte sërish, prapë do shënoja sepse mund të ishte finale dhe do ta humbja finalen”, deklaroi Murataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco