Zyrtare/ Ernest Muçi largohet nga Tirana, firmos me...

Zyrtare/ Ernest Muçi largohet nga Tirana, firmos me...

12:20, 21/02/2021

Ernest Muçi e mbyll aventurën e tij me klubin ku u rrit dhe u formua si futbollist,Tirana, për t'u bashkuar me gjigantët polakë të Legia së Varshavës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bëri me dije se talenti do t’i bashkohet skuadrës me të suksesshëm në Poloni.

Image

Sulmuesi, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 20-të në 19 mars, luajti dje ndeshjen e fundit me fanellën bardheblu kundër Teutës, ndërsa sot ose nesër, Muçi pritet të fluturojë për në Poloni, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën me klubin Legia.

Njoftimi zyrtar i Tiranës:

Ernest Muci, arrihet marreveshja me klubin Europian Legia Warsaw!

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marreveshjen me klubin Legia Warsaw per lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjehere zyrtarizoi nje oferte per ta patur ate pjese te tij. Legia e?shte? klubi me i suksesshem i futbollit polak ne histori dhe 19 here kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi serish se eshte nje makineri talentesh dhe trampolina me e mire drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti diten e djeshme ndeshjen e tij te fundit me fanellen tone. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana eshte I lire pas marreveshjes se firmosur mes paleve.
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco