Foto Strakosha sqaron situatën e të birit tek Lazio

Foto Strakosha sqaron situatën e të birit tek Lazio

11:00, 21/02/2021

Kohët e fundit në media është përfolur shumë rreth situatës së Thomas Strakoshës tek klubi i Lazio-s në Serie-A.  Portieri 25 vjeçar po qëndron prej disa kohësh jashtë fushave për arsye dëmtimi, por në media u përfol për një krisje të marrëdhënieve mes tij dhe drejtuesve të klubit italian.

Për të na e sqaruar këtë situatë, ka vendosur të flasë babai i Thomas, legjenda e kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili i ka vënë pikat mbi “i” rreth gjithçkaje është shkruar dhe thënë kohët e fundit rreth djalit të tij.

“Po të më lejoni, dua të bëj një korrigjim të vogël. Thomasi ka shumë kohë që nuk është në pankinë për arsye dëmtimi. Mua më intereson të kthehet shëndoshë e mirë në pankinë, sa për aktivizimin, vendos trajneri. Besoj se javën e ardhshëm do të vazhdojë stërvitjen me ekipin. Po stërvitet individualisht, por them se do të bashkohet me ekipin.”

 

Borussia e Dortmundit: “Më bëhet qejfi që e hapët si temë, ndoshta është keqkuptuar intervista e tij. Ishte në Gjermani për fizioterapi dhe e morën në intervistë. Në intervistë ka respektuar ekipin e Lazios, ku ka shkuar që 17 vjeç, e përmendi dhe tha që Lazio është shtëpia e dytë. Pyetja ka qenë: kur të përfundojë kontrata dhe nëse te jepet mundësia të luash në Gjermani, a do të të pëlqente t’i bashkoheshe Dortmundit? Përgjigjja ka qenë e sinqertë: jam i lumtur te Lazio, por kush nuk do të donte të luantë me Dortmundin?!

 

Thyerja me Lazion, e pavërtetë: “Jam krenar për Thomasin, është përpjekur shumë kaq vite te Lazio. Respekti dhe dëshira është reciproke. Shumë thashetheme dhe shumë fjalë mund të dëgjosh, janë bërë shumë portale. Gjithsesi, dua t’ju bëj me dije se për asnjë moment Tomi nuk ka patur konflikte me stafin apo lojtarët, sikurse shkruhet nëpër disa sajte. Me deklaratën që nxori Lazio, u kuptua qartë se respekti dhe mënyra e të sjellurit si profesionistë ka qenë nga të dyja palët. Nuk ka shanse të ketë konflikte ndaj një trajneri me të cilin ka punuar prej kohësh.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco