Superligë/ Skënderbeu pret Vllazninë kryesuese, Partizani sfidon Kukësin

Superligë/ Skënderbeu pret Vllazninë kryesuese, Partizani sfidon Kukësin

10:14, 21/02/2021

Luhen këtë të dielë dy ndeshjet e mbetura të javës së 20 në Kategorinë Superiore.

Në orën 13:00, Skënderbeu i vendit të fundit pret Vllazninë kryesuese në Korçë. Pavarësisht mungesave, shkodranët shihen si favorit për të fituar sfidën ndaj skuadrës korçare, që edhe pse ndryshojë trajnerin nuk ka mundur të kthehet tek rezultatet pozitive.

Dueli më i bukur i kësaj jave luhet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Kukësit. Të dy skuadrat gëzojnë një formë mjaft të mirë dhe kanë organika nga më cilësoret në kampionat, ndaj 90-minutëshi i sotëm pritet të jetë i luftuar dhe i hapur deri në fund.

Në dy përballjet e fazës së parë nuk ka pasur histori, pasi “të kuqtë” ia kanë dalë të marrin maksimumin e pikëve, por verilindorët duken një tjetër skuadër me një ekspert si Mirel Josa në pankinë dhe këtë e treguan edhe fundjavën e kaluar ndaj Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco