E trishtë/ Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë nëna e Ronaldinho-s

E trishtë/ Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë nëna e Ronaldinho-s

09:32, 21/02/2021

Koronavirus i ka marrë jetën mamasë së ish-futbollistit të njohur, Ronaldinho Gaucho. Dona Miguelina ishte shtruar në Spitalin Mée de Deus, në Porto Alegre (RS), që nga dhjetori i vitit të kaluar ( në Brazil, vendi me më shumë vdekje dhe të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën).

Sipas një personi të afërt të familjes, gjendja e 71 vjeçares u përkeqësua ditët e fundit për shkak të një infeksioni, që i mori edhe jetën.

Ishte vetë Ronaldinho që dhjetorin e kaluar shpërndau informacionin rreth shtrimit të nënës së tij në spitali në rrjetet sociale. "Të dashur miq, nëna ime është me covid-19. Ajo është në spital, duke marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm. Ju falënderoj për lutjet tuaja dhe energjitë pozitive. Forca nënë". Por pas muajsh lufte me virusin, nëna e Ronaldinho fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën kundër sëmundjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco