Marku: Ishte një duel i fortë, Connor Ben është frikacak

Marku: Ishte një duel i fortë, Connor Ben është frikacak

08:29, 21/02/2021

Florian Marku ka mposhtur boksierin anglez, Rylan Charlton në  “Ëeltherëeight”. Të dy boksierët u shfaqën mjaft luftarak në ring, duke shfaqur hapur dëshirën për të fituar.

Charlton u duk tejet i rrezikshëm duke nokautuar Markun në raundin e gjashtë, mirëpo boksieri shqiptar vazhdoi me planin e tij dhe u kundërpërgjigj.

Kundërpërgjigja e Markut  erdhi në raundin e tetë pas një kombinimi fantastik ku Charlton nuk mundi të përballojë më ndeshjen, kështu që ekipi i tij hodhi peshqirin në ring si shenjë e dorëzimit.

Marku u shpreh se Charlton ishte i vështirë dhe dueli ishte i fortë, por theksoi se ai ka ambicie të mëdha.

“Nuk ishte një duel i lodhshëm, por kundërshtari ishte shumë i fortë. Pak boksier të pamposhtur rrezikojnë rekordin e tyre me duele të vështira. Së pari falënderoj promotorin Eddie Hearn, i cili më dha mundësinë të jem këtu e të realizoj ëndrrat e mia. Faleminderit shumë Eddie. Është e vërtetë që unë jam një kikboksier, por po tregoj që mund ta bëj shumë mirë edhe boksierin”, tha 28 vjeçari.

Marku shprehu respekt edhe për kundërshtarin.

“Rylan ishte një boksier i vështirë. Nuk kam asgjë personale me të, urime edhe atij. Kjo është ëndrra ime, e dua këtë sport me gjithë shpirt. Nëse dikush më mposht, unë e uroj atë. Kanë thënë që nuk di të boksoj, por e tregova sonte (dje) veten time. Sot  dje) i jap vetes notën 7, për shkak te nokautit. Kundërshtari ishte shumë i fuqishëm, e uroj edhe njëherë.

 

Marku thumboi Connor Ben: "Nuk ka marrë kurrë të tilla rreziqe. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi me më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje. Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua“, përfundoi Florian Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco